cso-ver

      

Windows Live Messenger me version te ri

 

Windows Live Messenger, për disa i njohur si MSN Messenger ka ndryshuar emrin si pjesë e tentimit të Microsoftit t’i ofrohet komunitetit online. Aplikacioni më i popullarizuar, veçanërisht në Kosovë, për komunikim të çastit ka arritur në versionin final - 9.

Në versionin e ri Live Messenger ofron një varg përmirësimesh dhe funksione të reja.
Veçoria më e theksuar e re në Windows Live Messenger 9 është pamja e re me dizajn laraman, larg prej pamjes standarde të aplikacioneve të Windows. Atë mund ta përshtatni duke zgjedhur ngjyrën dhe skemën e cila u pëlqen.

Me qëllim të mirëmbajtjes së rregullit dhe shfletueshmërisë së dizajnit të ri të Windows Live Messenger, shiriti i menysë (menu bar) është fshehur nën disa butona në skajin e djathtë të lartë. Nëse doni, mundeni që kohë pas kohe të konfiguroni pamjen standarde të shiritit të menysë duke shtypur butonin Alt.

Windows Live Messenger 9 ofron një numër të madh të “emoticons” dhe “winks” të cilët mund t’i përdorni për bisedë më zbavitëse me miqtë tuaj. Të dy koleksionet mund të shtohen edhe me tjera duke i shkarkuar ato falas nga interneti. Mundësitë e reja të pamjes së përshtatur përfshijnë edhe ndryshimin e prapavijës për bisedë, si dhe shtimin e porosive personale afër pseudonimit. Për fat të keq, tani për tani në versionin e ri nuk mund të ndryshoni porositë e statusit, si ato Away, Busy, Appear Offline e të ngjashme. Mirëpo, shpresojmë se kjo gjë do të bëhet e mundur në ndonjërin nga versionet e radhës.

Biseda (chati) nuk është gjëja e vetme të cilën mund ta bëni me Windows Live Messengerin e ri. Në të gjendet edhe mundësia e video thirrjeve, respektivisht video bisedës me ndihmë të kamerës së uebit, si dhe mundësitë e thirrjeve nëpërmes protokollit të internet-VoIP. Një mundësi tjetër është edhe shkëmbimi dhe dërgimi i fotografive me anë të dritares së bisedës, kështu që nuk keni nevojë të përdorni postën elektronike për këtë gjë.

Sa i përket listës së miqve, Windows Live Messenger i ri mundëson përpunimin e grupeve të caktuara të përdoruesve. Këto grupe mundësojnë nisjen e bisedave të shumëfishta në të njëjtën kohë me disa kontakte. Edhe një tipar i ri për udhëheqje janë Favorites, një kategori e veçantë e cila mundëson shfaqjen e miqve më të cilët flisni.
Windows Live Messenger 9 përmban shumë risi dhe tipare të reja, në një pamje të bukur. Nuk jemi të sigurt nëse kjo ka qenë arsye pse ky aplikacion e ka kaluar madhësinë e instalimit prej 70 megabaj

 

Te drejtat e autorit, Franca i vendos gjobe "Google"
 
19.12.2009
Një gjykatë franceze ka dënuar “Google” me 300 mijë euro për shkeljen e të drejtave të autorit të një shtëpie botuese. Sipas gjykatësve, gjigandi i kërkimit në internet ka publikuar “on line” ekstraktet e disa librave të botuar nga “Le Seuil”.

“Google”, që sipas gjykatës ka shkelur edhe të drejtat e dy botuesve të tjerë, duhet të paguajë 10 mije euro në ditë për “Le Seuil” derisa të heqë nga rrjeti të gjitha përmbajtjet e skanuara, operacion për të cilin gjykata ka lënë një muaj kohë.

 

 

Bing hedh ne gjyq Microsoft per vjedhjen e emrit
 
 
 
19.12.2009
Avokatet e nje shoqerie te vogel amerikane qe merret me teknologji, kane hedhur ne gjyq gjigandin Microsoft duke kerkuar demshperblim per perdorimin e emrit Bing per motorin e kerkimit qe synon te sfidoje Google ne vendet anglishtfolese.


Bing Information Design (Bid) ka depozituar ne Gjykaten e Missouri-t nje akuze kunder Microsoft per konkurrence jo te ndershme dhe thyerje te ligjeve per mbrojtjen e markave.

“Klienti im perdor emrin Bing prej 10 vjetesh”, shprehet avokati i kompanise Anthony Simon. Nga ana tjeter, zedhenesi i Microsoft, Kevin Kurtz, ka thene per agjencine Afp shprehet se kjo akuze nuk ka sens pasi mes dy markave ka dallime te medha.

 

 

Marreveshje Yahoo-Microsoft
 
 
18.12.2009
Yahoo dhe Microsoft kanë bërë të ditur se këto dy kompani edhe zyrtarisht kanë përfunduar marrëveshjen e paralajmëruar për bashkëpunim në fushën e kërkimit dhe reklamimit.

Me këtë marrëveshje kërkimi të cilin do ta shfrytëzojë Yahoo do të merret përsipër nga Bing i Microsoftit, ndërsa Yahoo do të marrë shërbimet e reklamimit lidhur me kërkimet. Në këtë mënyrë marrëveshja e cila ishte paralajmëruar gjatë verës, dhe planifikuar për zbatim gjatë tetorit, megjithatë është arritur edhe pse me ndonjë muaj vonesë. Në këtë mënyrë të dy kompanitë shpresojnë që së bashku do të jenë konkurrencë më e fuqishme e Google.

 

Videoja ne YouTube con ne kontraten hollivudiane
 
 
18.12.2009
Një regjisori nga Uruguai, i cili ngarkoi një film të shkurtër në YouTube në Nëntor 2009, iu ofrua një kontratë 30 milionë dollarëshe për të bërë një film hollivudian. Filmi do të sponsorizohet nga drejtuesi Sam Raimi, kreditë e të cilit përfshijnë filmat Njeriu Merimangë dhe E Keqja e Vdekur.

Filmi i shkurtër i Federico Alvaraz “Ataque de Panico!” (Sulmi i Lemerishëm!) paraqiste robotë gjigantë që po pushtonin dhe shkatërronin Montevideon, kryeqytetin e Urugait.

Ai është 4 minuta e 48 sekonda i gjatë dhe u realizua me një buxhet prej 300 dollarësh.

Deri më tani ai ka marrë më shumë se 1.5 milionë shikime në YouTube.

“Unë e ngarkova “Sulmin e Lemerishëm!” të enjten dhe të hënën kutia ime postare ishte plot me mesazhe elektronikë nga studiot e Hollivudit”, i tha ai shërbimit të BBC për Amerikën Latine, BBC Mundo.

“Ishte i mahnitshëm, të gjithë u tronditëm.”

Filmi që i është kërkuar zotit Alvarez për të realizuar është një film fantasiko-shkencor që do të xhirohet në Uruguai dhe Argjentinë. Ai thotë se ka si qëllim të fillojë diçka nga fillimi dhe të zhvillojë një histori të re për projektin.

“Nëse disa regjisorë nga disa vende mund ta arrijnë këtë vetëm duke ngarkuar një video në YouTube, padyshim që do të thotë se çdokush mund ta bëjë këtë”, shtoi ai.

                                        

Ueb-kamerat Hewlett-Packard "raciste"

 

Gjiganti i teknologjisë Hewlett-Packard po heton pretendimet se kompjuterët e tij janë ‘racistë’ në mes të provave se ueb-kamerat ndjekëse-lëvizjesh janë të pamundura për të parë njerëzit e zinj. Dështimet turpëruese të programit të tij kompjuterik njohës fytyre Media Smart dolën në pah pasi një çift amerikan...

staf të një dyqani elektronik – njëri i bardhë dhe tjetri i zi – theksuan çështjen në një video që ata postuan në internet.
Kur Wanda Zamen, e cila është e bardhë, tundet para ekranit të kompjuterit, kamera e ndjek atë nga cepi në cep.
Mirëpo, kur kolegu i saj i zi, Desi Cryer, shfaqet pranë saj ose është vetëm para ekranit, kamera ueb e injoron atë plotësisht.
“Sapo nxirja ime hyn në kuadër, ajo ndalon”, thotë zoti Cryer në video.
“Mendoj se nxirja ime ndërhyn në aftësinë e kompjuterit për të më ndjekur mua.”
Çifti, që tha se ata thjesht po përpiqeshin të prezantonin një grimcë argëtuese më shumë sesa të provokonin një nëpërkëmbje morale, thanë se ishin të habitur që videoja e tyre ishte parë më shumë se 400,000 në YouTube.Hewlett-Packard me shpejtësi njoftoi se do të hetonte çështjen, duke shtuar se dyshonte se problemi ishte shkaktuar nga drita e pamjaftueshme që binte në fytyrën e subjektit.
“Në përputhje me ueb-kamerat e tjera, ndriçimi i mjaftueshëm i sfondit është i nevojshëm për produktin për të ndjekur me efikasitet çdo person dhe lëvizjet e tij”, tha kompania në deklaratë.
“Ashtu si me të gjitha produktet tona, ne vazhdojmë të eksplorojmë përmirësimet, gjë që ndihmon në përdorimin me efikasitet të tyre.” Faqe uebi të ndryshme të pavarura kryen testet e tyre, duke konfirmuar se programi kompjuterik i HP kishte probleme më lëkurën me ton të errët, por jo nëse fytyra ishte e ndriçuar mirë.
“Ne e bëmë këtë për të qeshur, por nëse videoja detyron HP të nxjerrë një produkt më të mirë, atëherë shkëlqyeshëm”, tha zonjusha Zamen.

Make a Free Website with Yola.