cso-ver.yolasite.com

 mir se erdhe ne faqen informacions ktu mund te gjesh informacione te interesanta dhe te sakta......

                                                                                         

Sherbimi Skype i thirrjeve video vjen ne televizore
 
Skype, shërbimi popullor i internetit i cili lejon njerëzit të kryejnë falas thirrje telefonike dhe video nëpërmjet uebit, do të ndërtojë tani një seri të re televizorësh nga LG dhe Panasonic.

Do të thotë që përdoruesit e Skype do të kenë mundësi të kenë biseda videoje me shokët dhe të afërmit në mbarë botën nëpërmjet televizorit në dhomën e tyre të ndenjes.

Mjeti Skype do të jetë i inkorporuar në një seri televizorësh me definicion të lartë e me mundësi interneti nga prodhuesit kryesorë të pajisjeve elektronike LG dhe Panasonic. Ky do të mundësojë përdoruesit Skype të kryejnë falas thirrje zanore dhe videoje me përdoruesit e tjerë Skype, dhe thirrje telefonike të lira me numrat fiks dhe mobilë me çdo vend të botës.
“Popullariteti i thirrjeve video Skype është rritur ndjeshëm në vitet e fundit”, tha Josh Silverman, kreu ekzekutiv i Skype. “Një mesatare e 34% e thirrjeve Skype-në-Skype tani përfshijnë video. Shumë njerëz që komunikojnë me video në Skype kanë shprehur dëshirën të komunikojnë me miqtë dhe familjen e tyre diku më rehat, dhe më mirë në një ekran më të madh. Logjikisht, kjo çoi në zhvillimin e Skype të inkorporuar në HDTV.”
Programi Skype do të ndërtohet në serinë e re të televizorëve me internet dhe definicion të lartë VieraCast të Panasonic, dhe në televizorët me internet dhe definicion të lartë LCD dhe plazma të LG. Përdoruesve do t’u duhet të vendosin një kamera ueb shtesë në televizorin e tyre për të kryer biseda videoje me shokët e tyre. Skype tha se kamera ueb do të mundte të kapte zë dhe video brenda një rrezeje të caktuar, kështu përdoruesit do të mundin të kenë një bisedë videoje nga rehatia e kolltukut të tyre. Skype gjithashtu rekomandon përdoruesit të kenë një lidhje interneti relativisht të shpejtë.
Panasonic dhe LG ende nuk kanë dhënë detaje për çmimet e televizorëve me Skype, por TV priten të jenë në treg më vonë këtë vit në Britaninë e Madhe.

 

                                                                                                      Google prezanton "celularin e internetit" Nexus One

                                          Gjigandi i kërkimeve në internet, kompania Google prezantoi dje telefonin e saj të parë celular, në përpjekje për të konkurruar me kompaninë Apple në tregun e të ashtuquajturve smart- phones.

Telefoni i quajtur Nexus One funksionon me sistemin operues të kompanisë Google, të quajtur Android, ai funksion me "touch screen" dhe ka grafika tre-dimensionale.

Nexus One shitet me çmimin 179 dollarë amerikanë, në se klienti bën kontratë 2-vjeçare me shërbimin e telefonisë celulare T-Mobile.
Telefoni po ashtu do të shitet edhe për persona që zgjedhin një tjetër kompani telefonike, si Verizon Wireless në SHBA dhe Vodafone për Evropën, por çmimi në këtë rast do të jetë 529 dollarë.

Në kushtet kur njerëzit po përdorin përherë e më tepër telefonin për kërkimin në internet, telefoni Nexus One bën të mundur që kompania Google të konkurrojë me kompaninë rivale të prodhimit të telefonëve I-Phone, atë Apple, ndërsa përpiqet të ruajë dominimin që ka aktualisht në kërkimet me internet.

                                                                                                  

Kodak nxjerr aparatin fotografik me "memorie njohese" te inkorporuar
 
Aparati fotografik i ri digjital Slice i Kodak ka si veçori një funksion kërkimi që njeh fytyrat e njerëzve kështu që nuk do të harroni kurrë se kur e keni takuar dikë. Slice gjithashtu mund t’i vendosë në rregull fotot sipas vendit ku janë marrë, datën ...

... e shkrepjes, rasti që u është shënuar, dhe njerëzit që ishin atje në atë kohë.

Kodak tha se mundësia e aparatit për të njohur fytyrat e miqve do të thotë se ato çaste “që ju nuk mund t’u vini një shënim sipër” gjenden lehtë si të ishin të pamundura për t’u harruar.”

“Ne e dimë që konsumatorët duan mundësinë për të ndarë kujtimet e jetës në një moment të caktuar”, tha John Blake, një menaxher i përgjithshëm i Kodak. “Fuqia e ndarjes dhe rijetimit të momenteve të jetës çuan në zhvillimin e Slice. Ai mundëson leje hyrjeje të menjëhershme te të gjitha momentet tuaja Kodak, dhe është mu në gishtat tuaj.”

Aparati fotografik mund të njohë deri në pesë fytyra në një fotografi të vetme, dhe përdoruesit mund të “etiketojnë” deri në 20 njerëz në mënyrë që Slice të njohë automatikisht miqtë dhe familjen.

Slice 14-megapikselë mund të ruajë deri në 5.000 foto në memorien e tij të brendshme 2GB, dhe mund të xhirojë gjithashtu video me cilësi HD. Përdoruesit mund të ngarkojnë fotot e tyre në ueb apo t’i ndajnë ato me të tjerët në faqe si Facebook, Flickr apo YouTube duke përdorur veçorinë ngarkuese të inkorporuar të Slice , e cila kryen funksionin e marrjes së fotove “në linjë”.

Aparati fotografik del në shitje në Prill, dhe pritet të kushtojë rreth 300 £.

 
Make a Free Website with Yola.